Tiranë, 27 korrik 2014 – Lidhja e katolikëve të Veriut si një organizatë e mirëfilltë politike, që në mesin e saj do te ketë qindra personalitete katolike, bazohet mbi principin e federalizmit fiskal, i cili ka për qëllim që pasuritë nëntokësore e mbitokësore të administrohen nga verioret në shërbim fillimisht të Veriut e pastaj të Kombit.

Kjo lidhje ka nisur sot nga qytetit i Rubikut, i cili për nga vetë emri tregon pasuritë që ka.

Së shpejti do të ketë informacione të reja, platformë në lidhje me Lidhjen e Katolikëve të Veriut.

Nismëtar i saj është Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj (ne foto), që tashmë i janë përgjigjur edhe shumë deputetë të Mirdites, Pukës, Lezhës, Shkodrës.

Priten të bashkohen edhe personalitete e figura të Dibrës e Kukësit.

Burime të redaksisë opozita.com konfirmojnë se eksponenti i politikës dhe i socialistëve Eduard Ndocaj po negocion që t’i bashkohet fraksionit të ri brenda PS.

Në një prononcim publik, Eduard Ndocaj hedh idenë e krijimit të Lega Nord nisur edhe nga eksperienca e i tij disa vjeçare në Itali.

Eduard Ndocaj konfrmoi se Lezha, Shkodra, Puka, Tropoja nuk mund të jenë paterica të PS dhe PD por ka ardhur koha për një lëvizje të re.

“Unë mendoj dhe jam i bindur se ne duhet të jemi të bashkuar për rajonin tonë pa asnjë kompromis me qeverinë në qoftë se nuk na përfshinë në qeverisje dhe nuk mban premtimet e dhëna në fushatë”.

Eduard Ndocaj konfirmon se afro 29 deputetë do i bashkohen kësaj fryme të re në parlamentin shqiptar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/