Mediat rozë në pamundësi për të mësuar sekretet përpara nisjes së spektaklit kanë rradhitur disa sekrete hipotetike për të parë në vazhdim nëse ndonjëri prej tyre do të rezultojë i suksesshëm në Big Brother Albana.
Së pari është aludimi se një nga vajzat ka një të dashur por nuk ia di familja dhe aty do ta mësojë.
Së dyti një nga djemtë kur ka qenë i vogël ka vjedhur ca para në shtëpi dhe aty do ta zbulojë.
Së treti dy nga konkurentët janë vëlla e motër por në shtëpi do bëjnë sikur nuk e duronë njëri-tjetrin.
Së katërti një nga vajzat është lesbike, por në shtëpi do të bëjë sikur po i pëlqen shumë një djalë.
Së pesti një nga djemtë ka lënë shumë para në bixhoz dhe ka marrë para borxh por familja do ta mësojë aty.
Së gjashti një nga vajzat ka lënë shkollën se nuk i pëlqen por askush nga familjarët nuk e di.
Së shtati një nga djemtë i cili ka vite emigrant, ka bërë kohë më parë një aksident me makinë dhe ka qenë në gjendje kome për disa javë por prindërit do ta mësojnë aty.
Së teti një nga vajzat ka lënë të fejuarin por familjarët nuk e dinë akoma.
Së nënti një nga djemtë ose nga vajzat do të shfaqen totalisht me identitet të rremë por do të gënjejnë për moshën, vendlindjen, shkollimin dhe statusin civil.