Arrestimi i të dashurit (Valentin Selaj), e vuri jo pak në qendër të vëmendjes moderatoren sportive, Viola Spiro.
Një foto e postuar dje në Instagram nën shoqërinë e të motrës, Petrulës dhe një djali, mjaftoi që të aludohej se Viola tashmë ishte në një marrëdhënie të re.
Por bukuroshja bionde ka reaguar duke iu treguar të gjithëve se personi për të cilin mediat po flasin është i dashuri i motrës së saj Petrulës, ndërsa postuar një foto të çiftit duke u puthur.





