Një episod jo i zakonshëm, por argëtues shoqëroi konferencën për shtyp për trajnerit të Romës, Gianpiero Gasperini në prag të ndeshjes me Milanin.
Një maçok u shfaq në sallën e konferencës dhe të gjithë, trajneri dhe gazetarët shpërthyen në të qeshura. Gasperini reagoi me entuziazëm duke kërkuar maçokun. ‘Mitik, sa i fortë, ku është?-pyeti Gasperini, ndërkohë që maçoku mjaullinte vazhdimisht, me trajnerin e Romës që me tone shakaje komentoi: ‘Përgjigjet ai për mua’ duke bërë të që të shtohen të qeshurat.
Stafi i Romës tentoi të kapë maçokun për ta larguar, por pa sukses pasi ai mbeti në sallë dhe episodi argëtoi të gjithë tifozët romanistë dhe jo vetëm.





