Një ditë më parë, eksponentët e lartë të Partisë Socialiste lanë të hapur mundësinë e rikandidimit për herë të katërt të Vangjush Dakos, kreut aktual të bashkisë së Durrësit.

Duket se për socialistët, pa asnjë hezitim Dako është kandidati potencial për të drejtuar për herë të katërt këtë super bashki të madhe. 

Qytetarët e Durrësit janë pozicionuar fort në dy pole të kundërta përsa i përket rikandidimit të kreut të bashkisë së Durrësit për herë të katërt.

Në zgjedhjet e fundit Dako e mori mandatin me 15 mijë vota avantazh ndaj kandidates demokrate, Grida Duma.

Por tre mandate kanë edhe konsumin e tyre në popullatë, që pavarësisht opinionit të politikës ndjehen tek qytetarët e theshtë.

Ndjekim qytetarët e rastësishëm të Durrësit.