28 janar 2015 –  Masazhi është një nga mënyrat më të mira për të larguar stresin dhe në një kopsht zoologjik në Filipine mendojnë se askush nuk e bën më mirë masazhin sesa një piton gjigand. Vizitorët e Cebu City Zoo mund të provojnë masazhin e katër gjarpërinjve të mëdhenj të cilët vendosen në trupin e atyre që bëjnë një donacion për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik. Menaxheri Giovanni Romarate tha:

“Në fillim kanë frikë, por pasi e provojnë masazhin, largohen shumë të kënaqur.”