“Jepi fëmijës një peshk për të ngrënë, e ke ushqyer mirë, mësoje të peshkojë, e ke ushqyer për tërë jetën”. Kjo është motoja e Kopshtit 36 në Tiranë.

Ka rreth 50 kopshte në kryeqytet, por ky është nga më të veçantët. Këtu pothuaj gjithçka zhvillohet mbi parimin “teoria dhe praktika janë të pandara”. 

Entela e ka drejtuar Kopshtin 36 për rreth 3 vite, duke e zbatuar përditë këtë moto. 

Çdo ditë nis me këngë për fëmijë deri sa të sistemohen nëpër tavolinat e punës. Tingujt ua lënë vendin mësimit. 

Entela na shoqëron me kënaqësi nëpër kopshtin e sistemuar, duke ndaluar fillimisht te kafazi i pëllumbave.

Ka disa kohë që Entela po punon si mësuese në dy shkolla të Tiranës. Pavarësisht këtij ndryshimi, idetë dhe këmbëngulja për t’i bërë ato të prekshme për nxënësit zhvillohen me të njëjtat ritme.

/Top Channel