Në një postim në rrjete sociale kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të drejtorit të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.

“Një mik humbi sot betejën me covid-19.

Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e Agron Hysenlliut, inxhinierit të palodhur dhe mikut të mirë që na u gjend pranë në momentet më të vështira të qytetit tonë.

I gjithë Durrësi do ta kujtojë përherë kontributin e paçmuar dhe thelbësor të Agronit për ringritjen e qytetit tonë pas goditjes së rëndë që pësoi nga tërmeti.

U prehtë në paqe”,- shkruan Sako në rrjete sociale.

Një mik humbi sot betejën me covid 19 Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e Agron Hysenlliut,…

Posted by Emiriana Sako on Sunday, November 15, 2020