Shkencëtarët britanikë kanë arritur të krijojnë një mikroçip "inteligjent", që thonë se ul oreksin, e si pasojë, personat që vuajnë nga shëndeti i tepërt, do të mund të bien në peshë.

Pritet që shumë shpejt të nisë testimi i mikroçipit te kafshët e më pas, nëse do të jetë i suksesshëm do të aplikohet edhe te njerëzit.

Pajisja mund të jetë shumë më efektive se ndërhyrjet kirurgjikale.

Çipi lidhet me nervin vagus, që luan rol tek oreksi e ka po ashtu edhe funksione të tjera në trupin e njeriut.

Testet te njerëzit mund të fillojnë brenda një periudhe 3-vjeçare.

E gjithë puna, udhëhiqet nga Chris Toumazou dhe Stephen Bloom, nga Kolegji Imperial në Londër.