13 nëntor 2015 – Në banesën e një polici në Fushë-Krujë është gjetur një mjet shpërthyes. Burimet policore bëjnë të ditur, se një minë antitank është gjetur gjatë natës, në banesën e efektivit Lutfi Dami.
Aktualisht nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e vendosjes së minës në banesën e policit. Ekspertë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/portali DurresLajm/