ITALI, 30 mars 2013– Pas apelit të bërë nga trajneri i Kombëtares Italiane Prandeli, ka ardhur disponibiliteti nga ana e Argjentinës për të luajtur një miqësore në emër të Papës së zgjedhur Francesco.
Përgjigjia ka ardhur nëpërmjet rrjetit social Twitter nga Guillermo Tofoni, përgjegjës i kompanisë që organizon ndeshjet jo zyrtare të Kombësisë së Amerikës së Jugut.
“do të organizojmë këtë ndeshje miqësore, po punojmë që tani për të vendosur një datë zyrtare”-ka thënë ai.
Pas fitores me Maltën, Prandelli kishte bërë dhe propozimin:” Kombëtarja e Messit është e vetmja nga skudrat e Botërorit që na mungon, kështu do të mbyllnim dhe një cikël.
Kështu mesa kuptuam, duket e afërt sfida mes dy formacioneve historike të Botërorit në nder të Papës argjentinas.
Disa zëra të afërt me Federatën e Argjentinës kanë hipotizuar si datë gushtin, datë kjo që koincidon dhe me miqësoren e Argjentinës me Rusinë.





