8 dhjetor 2014 – Vajzat durrsake gjithnjë kanë spikatur për pjesëmarrjet e tyre në konkurse bukurie. Marinela Hoxha, e cila përfaqëson Shqipërinë në garën e bukurisë në Kinë është njëra prej tyre.
Prej datës 1-13 Dhjetor 2014 në Hong Kong të Kinës mbahet evenimenti i bukurisë “MISS TOURISM INTERNATIONAL 2014”. Marinela Hoxha është 19 vjeçare, e gjatë 1.75 cm nga qyteti i Durrësit. Zoti Shpejtim Zejneli, Drejtor Nacional i Shqipërisë e ka përzgjedhur Marinela Hoxhën për të përfaqësuar Shqipërinë në garën e bukurisë në Kinë.
Për veshjen e bukuroshes është përkujdesur Salloni i Nusërisë “TINA” nga Gjakova.
Marinela Hoxha ka marrë pjesë në evenimentin e bukurisë:
“MISS DURRËSI 2013”
“MISS TURIZIMI 2013”
“MISS NEW YEAR 2014”
në Maqedoni ku është përzgjedhur “Shoqëruesja e dytë”,
në “EXQUISITE FACE OF THE UNIVERSE 2013”, në Nigeri është perzgjedhur në TOP-15 . Ndërsa në garën e bukurisë “MISS FREEDOM OF THE WORLD 2014” ka qenë koreografe së bashku me Prof. Naxhi Kuqani.
Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë në “AFRICA FASHION RECEPTION 2014” e mbajtur në Nigeri. Programi final do të zhvillohet më 10 dhjetor. I urojmë suksese Marinelës !
/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





