Alketa Vejsiu është një prej moderatoreve më të njohura të televizionit shqiptar dhe padyshim, një ndër më të suksesshmet. Ajo e ka nisur karrierën e saj që fëmijë dhe vazhdon të mos i ndahet televizionit.

Edhe pse një femër shumë e suksesshme, Alketa vazhdon që të qëndrojë një njeri i thjeshtë. E një gjë të tillë moderatorja e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”.

Ajo ka publikuar një foto ku e shohim të veshur sportive, tërësisht në të bardha, ndërkohë që qëndron mbi biçikletë.

“Në punë me biçikletë”, ka shkruar krahas fotos Alketa.