Të qenit origjinale dhe brenda stilit të saj që prej kohës kur doli në skenë për herë të parë është sekreti që e mban akoma IN këngëtaren e njohur nga Prishtina. Këngët dhe klipet e suksesshme vit pas viti e tregojnë mjaft mirë këtë, por edhe vetë Nora Istrefi e ka kuptuar që pranë publikut të mban origjinaliteti, puna e përkushtimi i gjatë për atë që do të bësh.

Megjithatë, interesi i publikut është i madh edhe për jetën personale të ҫdo artisti. Nora dhe Roberti, bashkë me të voglën e tyre Reneé, janë admiruar, por edhe komentuar vazhdimisht nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet socaiale.

Nora e di që jeta private zgjon gjithmonë kërshëri te publiku, por është e kujdesshme ta ruajë sa më shumë për vete lumturinë e kësaj faze të bukur të jetës. E ftuar këtë javë në Prive, Nora tregon se është një nënë e lumtur me të voglën e saj: “Me jetën private vazhdoj të jem një nënë e lumtur me Reneé, një nënë që kur është në pyetje vajza, i lë të gjitha anash. Jam shumë e lumtur që kam përkrahjen e të gjithë familjes sime. Lumturia më bën që të vazhdoj përpara dhe përfundimi të jetë i suksesshëm….” – tregon këngëtarja.

Por a do të bëhet Reneé me një motër a një vëlla së shpejti? Tani që ajo është rritur, Nora ka dyshime, ndaj edhe përgjigjja është e tillë: “Nuk e di, Reneé më ka përmbushur me lumturinë e botës. Mbase Reneé ka qejf, nuk i dihet, të ketë një motër ose një vëlla në të ardhmen, por një herë për një herë jo…” – vendos Nora.

Në një moment të përmbushur të jetës, Nora dhe familja e saj duan ta gëzojnë më shumë të voglën e tyre, Reneé, e cila vazhdon t’u dhurojë prindërve dhe të gjithë familjes dashuri të pamatë.