Kompania ARC me qendër në Britani bëri të njohur në Milano modelin e parë të një motorçiklete që është përshkruar si e shpejtë, e avancuar dhe e kushtueshme. E quajtur Vector, motoçikleta kushton më shumë se 100 mijë dollarë, ndërsa kompania arsyeton çmimin e lartë.
Prodhuesit e motoçikletës së kushtueshme elektrike thonë se është teknologjikisht më e avancuara në treg. Themeluesi i kompanisë ARC Mark Truman shpjegon arsyen.
“Është më e sigurta, më miqësorja me mjedisin, më e qëndrueshmja. Ka ritmin e një super-motoçiklete.”
E ndërtuar me dorë në qytetin Koventry të Anglisë (Conventry) ku gjendet selia e kompanisë, motoçikleta me pamje futuriste ka një strukturë të lehtë të ndërtuar me përbërës karboni. Jordan Gibbon është redaktor i revistës britanike “Motorcycle News”.
“Është shumë e lehtë, rreth 220 kilogramë. Është mjaft e fuqishme. Po ta ngasësh për qejf bën mbi 300 kilometra me një karikim që zgjat 45 minuta. Pra ka thyer rekord për automjetet elektrike.”
Teknologjia e fundit me sensorë dhe kontrollues është e montuar në xhaketën inteligjente të drejtuesit të motoçikletës e cila e informon atë për kushte të rrezikshme dhe të dhëna të tjera. Sebastian Peck është me Fondin e Investimeve Kapitale Jaguar Land Rover.
Helmeta ka tre aranzhime, mes tyre edhe “Butonin Euforik” me të cilën drejtuesi mund të luajë muzikë përmes xhaketës inteligjente e cila mundëson edhe pamjen pas falë kameras. Kompania ka në plan të prodhojë 400 motoçikleta në vitin e parë të daljes në treg.





