Maskat me lëkurën e shegës janë të përshtatshme për të gjitha llojet e fytyrës. Ato ndihmojnë në prodhimin natyral të kolagjenit, parandalojnë puçrrat, aknet dhe hiperpigmentimin e lëkurës. Antioksiduesit e shegës luftojnë gjithashtu papastërtitë e lëkurës dhe infkesionet e mundshme. Sot do ju njohim me dy maska shumë interesante që mund t’i përdorni në çdo kohë

1. Maskë me lëkurë shege për aknet

Pas keni pastruar shegën. Merrni lëkurën e saj dhe thajeni për 5 minuta në një tigan ose mikrovalë. Pasi të ftohet bluajeni derisa të bëhet pluhur. Shtoni lëng limoni ose uthull molle derisa të krijohet një masë kremoze. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak kos. Aplikojeni këtë maskë aty ku keni akne ose puçrra dhe lijeni të thahet për 30-45 minuta. Në fund lani fytyrën me ujë të vakët. Kjo maskë duhet përsëritur 3 herë në javë.

2. Maskë me lëkurë shege kundër plakjes

Bëni të njëjtën gjë si më sipër. Thani lëkurën e shëgës dhe bluajeni në blender. Më pas shtoni një lugë gjelle çaj jeshil, një lugë gjalp kakao dhe një lugë mjaltë. Përzieni të gjithë ingredientët deris atë krijohet një masë e plotë. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 1 orë. Më pas lajeni më ujë të ftohtë. Kjo maskë parandalon daljen e shpejtë të rrudhave dhe lufton shenjat e tjera të plakjes.