Një muaj pas mbajtjes së procesit zgjedhor të 30 qershorit, ndryshojnë mandatet e këshilltarëve bashkiakë të Durrësit.
KQZ, një muaj pas zgjedhjeve, ka publikuar listën zyrtare të këshilltarëve, e cila ka ndryshime nga ajo e datës 2 korrik, që iu shpërnda mediave nga kryetari i PS Durrës, Luan Zaza.
Sipas rezultateve paraprake, PS kishte fituar 48 mandate, 2 mandate Bindja Demokratike dhe një mandat e kishte fituar Partia Demokracia Sociale.
Ndërkohë, sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së, i publikuar online, PS ka siguruar 46 mandate, pra 2 më pak sesa rezultati paraprak.
Përveç këshilltarit të Demokracisë Sociale, Nazmi Bodlli, në Këshillin Bashkiak të Durrësit do të ulen edhe 3 këshilltarë të tjerë të partive që ishin në koalicion me PS, respektivisht:
Partia Socialiste e Moderuar
FLUTURA ISUF KASA
Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
VALENTINO DHIMITER MUSTAKA
Partia Ardhmëria Shqiptare
ETLEVA RAMIZ VELÇANI
Partia e Astrit Patozit, Bindja Demokratike ka humbur një mandat duke u përfaqësuar në Këshillin Bashkiak të Durrësit vetëm me këshilltaren Morena Boja. Jashtë listës fituese ka mbetur kandidati i dytë në listë, Skerdi Cerloj.
Ndërkohë, ditën e premte, ora 10.00, do të bëhet ceremonia e betimit të kryetares së re të bashkisë Durrës, Valbona Sako. Ceremonia do të mbahet në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës. Betimi i Sakos do të bëhet pasi kryebashkiakja e parë femër në Durrës e mori mandatin në Gjykatën e Apelit, ku ajo kishte ankimuar vendimin e gjyqtares së shkallës së parë Mimoza Margjeka.
Emrat e 51 këshilltarëve të KB Durrës:
ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE
Partia Socialiste e Shqipërisë
1 SPARTAK PETRIT KOVACI
2 JOLANDA AGIM MUSTAFARAJ
3 ALFRED FAZLLI MULLARAJ
4 ANA VLADIMIR DHAMO
5 ANI LUAN DYRMISHI
6 ANILA ENVER KAPIDANI
7 AFRIM HAXHI BAKAJ
8 ZAMIRA TASO MUSTAFARAJ
9 AGIM RAMAZAN KARAJ
10 ADRIANA DALIP HATELLARI
11 JURGEN LUAN ZAZA
12 SILVA VASIL ALEKSI
13 AGIM SEIT CIRAKU
14 VIOLETA PERLAT MYHEDINI
15 JURGEN LUAN DASHI
16 PAMELA ILIRJAN BARDHAJ
17 KLODIAN SHEZAIR KERTUSHA
18 SILVANA MUSTAFA KAVAJA
19 INDRIT OSMAN CERLOJ
20 NURIJE LUAN GJONI
21 ILIR QAZIM SUBASHI
22 ALNEIDA NEXHMI RROSHI
23 ARTION ZIHNI BEQIRAJ
24 PERIANA PIRO KOTRI
25 ARBEN BASHKIM ISAKU
26 ETLEVA NAMIK BUDINI
27 MAHMUT ARIF MANI
28 DENISA IBRAHIM LUARASI
29 ERMAND ENVER LACI
30 VALBONA HASAN BEGICI
31 ORGES YLIAN LIPERI
32 JULIANA KASTRIOT OSMANI
33 ARDIAN QAZIM PEZA
34 FLORESHA ISMAIL QOSHI
35 TOMOR TEFIK AGALLIU
36 EZMERALDA FATOS XHERAJ
37 ELIO LEONARD JANI
38 LEJLA MILO COLLAKU
39 ALBAN MEHDI RAMOHITAJ
40 KLEMENTINA KADRI MEÇI
41 KASTRIOT FARIK XHANGOLI
42 ENI HAMID KARABOJA
43 GERALD GJERGJ DAUTAJ
44 ROMINA NAIM UKA
45 PETRIT FLAMUR ISMAILATI
46 ROBERTA KRISTAQ KOTI
Partia Socialiste e Moderuar
1 FLUTURA ISUF KASA
Partia Demokracia Sociale
1 NAZMI RESHIT BODLLI
Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
1 VALENTINO DHIMITER MUSTAKA
Partia Ardhmëria Shqiptare
1 ETLEVA RAMIZ VELÇANI
Partitë Politike që konkurrojnë më vete
Bindja Demokratike
1 MORENA SULEJMAN BOJA
M.B.





