Një muaj pas fushatës zgjedhore dhe shpalljes së kandidates fituese të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, posterat elektoralë ende nuk janë hequr në Durrës.
Në të vetmen hapësirë publike ku ato u lejuan të vendoseshin gjatë fushatës, tek ish-serat, posterat e 3 kandidatëve në garë, Emiriana Sako, Ardian Muka dhe Luan Hoti, vazhdojnë të qendrojnë të ekspozuar.
Sot, kur data shënon 4 prill, posterat me sloganet e fushatës të secilit kandidat duket sikur akoma po i ftojnë qytetarët t’i votojnë.
Meqë pas një viti, në Durrës do të mbahen sërish zgjedhjet lokale, posterat mbase hiqen vetëm kur të zëvendësohen me kandidatët e radhës!