Vetëm një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post, raportojnë mediat.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim vetëm pak kohë pasi u zgjodh me shumicë votash në parlament.

Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.