Anija-shkollë “Palinuro” është mysafiri i veçantë, që do të kryejë një ndalesë në Portin e Durrësit.

Pas ndalesës në Kroaci, qyteti bregdetar është mikpritësi i rradhës i saj, nga data 30 korrik deri më datë 1 gusht.

Anija do të jetë e hapur për qytetarët, si dhe për studentët nënoficerë të kategorisë së timonierëve, duke u dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të përjetuar një përvojë të paharrueshme në një prej perlave të marinës historike. 

Orari gjatë të cilit do të jetë e hapur për publikun:

-​ e martë 30 korrik, prej orës 16.00 deri më 20.00

– e mërkurë 31 korrik, prej orës 09.00 deri më 12.00 dhe prej orës 16.00 deri më 20.00

-​ e enjte 1 gusht, prej orës 09.00 deri më 11.30