Jahti tredirekësh me vela “Francesco Petrarca”, është ankoruar sot në kalatën nr.4 të Portit të Durrësit.
Ky jaht ka një strukturë të veçantë druri dhe gjatësi prej rreth 50 metra, duke u renditur si një ndër velierat më të gjata në botë.
Autoriteti Portual Durrës njofton se “Francesco Petrarca” lundron nën flamurin e Maltës.
Postimi i plotë i APD-së:
🤩Një ndër jahtet më të gjatë në botë ndalet në Durrës
🛥️Jahti tredirekësh me vela “Francesco Petrarca”, është bregëzuar sot në kalatën nr.4 të Portit të Durrësit.
Pagëzuar me emrin e një prej rilindasve më të njohur italian, kjo velierë ka një superstrukturë të veçantë druri dhe gjatësi prej rreth 50 m duke u renditur si një ndër velierat më të gjata në botë.
“Francesco Petrarca” lundron nën flamurin e Maltës🇲🇹.