Për herë të parë në histori, një ndeshje e Superligës u drejtua nga arbitret vajza, si në rolin kryesor ashtu edhe në pozicionet asistente.
Në ndeshjen Egnatia 0-1 Flamurtari, zhvilluar të enjten në Rrogozhinë, arbitre ishte Emanuela Rusta, ndërsa asistente në fushë ishin Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu.
Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, që tregon rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të vajzave në arbitrim.
Performanca e tyre e konsoliduar në ndeshjet vendase dhe ndërkombëtare ka bërë që arbitret shqiptare të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, ku u besohet vendosja e drejtësisë në nivele të larta.





