Më 7 prill 1939, ditën e pushtimit të Durrësit nga trupat fashiste, fotografëve profesionistë të Institutit Luce nuk u shpëtoi nga vëmendja godina e bashkisë, të cilën e fiksuan në celuloid.
Fotoja është një nga dëshmitë autentike të formës origjinale që ka pasur godina 3 katëshe, në vitet e para të ndërtimit të saj.

Por 84 vite më pas, tabela informuese në shqip dhe anglisht për godinën e bashkisë nuk jep asnjë informacion.
Ajo është në gjendje mjerane, e grisur dhe e dëmtuar. Copëzat e mbetura nga paragrafët në dy gjuhë nuk mund të përcjellin informacionin e dëshiruar për turistët e huaj dhe vizitorët vendas.
Më 7 prill 1939, memorizuan në celuloid bashkinë dhe parakalimin e trupave të tyre në rrugët e qytetit bregdetar, por 84 vite më vonë autoritetet vendore dështojnë në ruajtjen e këtyre dëshmive.
M.B.





