Një tjetër superjaht ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për mjetin luksoz “Opera”, me vlerë rreth 450 milionë dollarë, në pronësi të njërës prej figurave kryesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Miliarderi Al Nahyan është një nga politikanët kryesorë të vendit të tij, pasi ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme.
Superjahti i tij është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe prodhim i vitit 2022.
Edhe pse nuk ka të dhëna të konfirmuara në dispozicion, besohet se jahti “Opera” mund të strehojë deri në 48 të ftuar në 24 kabina dhe ka një ekuipazh dhe staf prej 80 personash.
Ndryshe nga disa superjahte të tjera që kanë ardhur në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant dhe marrë shërbimet e tjera të nevojshme. “Opera” nuk lëshohet me qira nga pronari i tij.
Superjahti kërkon rreth 45 milionë dollarë çdo vit për mirëmbajtje.