Dy policë kanë qëlluar për vdekje një njeri me ngjyrë në Luiziana të Amerikës, si pasojë ka patur protesta të ndryshme në të gjithë vendin.

Sipas policisë, Alton Sterling, 37 vjeç ka kërcënuar me armë disa persona pranë një bari, e më pas policia ishte detyruar ta qëllojë.

Video ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ndërsa reagime të ashpra dhe protesta ka pasur në shtete të ndryshme.