Një 79 vjeçar nga Gjermania, Werner Freund është ndoshta i vetmi njëri në planet i cili gjendet në krye të një tufe ujqërish. 

Ai ka një territor me një hapësirë prej 10 hektarësh ku rrit 29 ujq që prej vitit 1972, të cilët u përkasin gjashtë racave të ndryshme, evropiane, siberiane, kanadeze, arktike dhe mongoliane.

Kur duhet të ushqehen, ai gjithmonë ushqehet i pari dhe më pas i lejon ujqit e tjerë që të afrohen duke u kujdesur kështu që të mbajë gjithmonë pozitën e liderit të tufës.

Dhe për më shumë se 40 vite, ish- paraushtaraku e bën këtë punë me sukses. Ujqërit jo vetëm e kanë pranuar si lider duke ia pasur frikën por madje i lëpijnë fytyrën dhe luajnë me 79 vjecarin.