Shteti i Kosovës është njohur nga Barbadosi, njofton Klan Kosova.

Lajmin për njohjen e fundit të Kosovës e ka dhënë vet ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Ne vigjiljen e festes se madhe të pavarësisë, qe edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Barbadosi është shtet-ishull në Amerikën qendrore, apo shtet në lindje të Karaibeve.

Kryeqyteti i Barbadosit është Bridgetown.

Njohja e Republikës nga Barbadosi e çon në 116 numrin e njohjeve.