A ka ndryshuar raporti vjehërr – nuse në ditët e sotme? Sazan Guxholli dhe Jona Kalemaj ishin të ftuara në studion e "Ditë e Re" në RTV Ora për të treguar eksperiencën e tyre
'Shtrigë" apo flori
Ndërsa vajza e sheh vjehrrën si 'shtriga" edhe nëna e sheh nusen si 'shtriga" që kërkon ti marrë cunin.
"Vjehrra ime më ndihmoi të ndryshoja mendimin që kisha para se të martohesha për nënën e burrit. Sa hyra në shtëpi më thoshte: princesha e mamit, e bukura e mamit. Fillimisht mendoja se shtiret por kanë kaluar 5 vite dhe ajo nuk ka ndryshuar" na tregon Jona.
"Unë nuk jam kështu sepse nuk lajkatoj as fëmijët e mi" thotë Suzana Guxholli, me një karrierë të pasur, dikur ish këshilltare ekonomike e kryeministrit Sali Berisha. Ajo shton madje me batutë: "Kur nuk ia them vajzës time nusja të bëhet gati" (qesh)
Mirëkuptimi
"Edhe në atë që ishte e rëndë të projektoje jetën e ndarë thoja se nuk do të jetoja as me çunin dhe as me gocën që ata ta kenë jetën sa më të lehtë dhe më të lumtur. Edhe unë. Dy kultura të ndryshme, rritur në familje të ndryshme, breza të ndryshëm kërkesa të ndryshme. Kur unë dua muzikë t;i do qetësinë" tregon Guxholli dhe sjell eksperiencën e saj me nusen amerikane.
"Marrëdhëniet janë shumë të mira por sigurisht ka raste kur dhe ngrihen zërat. Unë 4 muaj jetova me djalin e nusen dhe e ndjeva vështirësinë. Është e përditshmja. I thoja aman kur do të mbarojë shtëpia juaj që të shkoni në punën tuaj. Ata janë në shtëpitë e tyre dhe unë në shtëpinë time. Dhe fëmijët i rrisin në mënyrën e tyre."
Raporti nuse-vjehërr është mirëkuptim, respekt dhe kompromis. Ky i fundit është shumë i rëndësishëm. Duhet të pranosh ndryshimin dhe të mendosh si për veten tënde.
"Vjehrrën e respekton dhe e pranon si një shoqe apo shok. Në momentet e ndërhyrjes është e vështirë por tani ka joga" thotë me batutë Guxholli.
Në kultura të ndryshme shfaqet ndryshe. Në kulturat perëndimore më i vështirë është raporti vjehërr-dhëndër se nuse-vjehërr. Gratë atje janë më ligjvënëse ndërsa këtu janë nënshtruese.
A bëhet xheloze nëna kur nusja i merr djalin?
"Jo fare. Kur djali im është i lumtur të bëjë ç'të dojë. Unë nuk kam qenë nënë posesive, madje i kam mësuar fëmijët të gatuajnë vetë. Madje djali im gatuan më mirë se nusja, pavarësisht se është inxhinier" tregon Guxholli
Përplasjet?
Guxholli tregon se përplasja më e madhe është te rritja e fëmijëve. "Por kjo vjen dhe nga kultura. Ndonjëherë dorëzohet ajo (qesh).
Po djali?
Në subkoshiencë beteja nuse-vjehërr është për pushtetin tek djali.
"Në disa kultura kjo betejë shprehet mes nënës dhe dhëndrit, tek ne është mes vjehrrës dhe nuses. Djali është shumë i rëndësishëm ai duhet të bëhet shpesh arbitër në heshtje. Unë e mbaja vetë raportin me vjehrrën dhe vjehrrin, por mirë është që dhe ai të luajë rolin e vet."
Prindërit në azil?
Dërgimi i prindit në azil në kulturën shqiptare është e rëndë dhe tepër e vështirë për t'u pranuar. Ndryshe ndodh në Amerikë.Në Amerikë shtëpia është një komoditet që e ndërron kur do prandaj e kanë më të lehtë. Në Shqipëri nuk është më shumë turpi pse më çove atje, por pse më hoqe nga shtëpia ime. Pasi për ne shtëpia është e shenjtë.
Të mësohesh në jetosh vetëm nuk është e lehtë, por pasi mësohesh është e pamundur të jetosh me të tjerët.
Çfarë do preferonte Suzana për veten e vet?
"Unë i them fëmijëve po më iku mendja më çoni se çfare diference do të bëjë, shtëpi apo diku tjetër. Kur të zërë demencia apo Alzheimer. Nëse nuk kam problem me mendjen e mbaj vetë veten unë. Do marr një njeri ta paguaj të kujdeset. Nuk do i kërkoj atyre të më shërbejnë".
Mos harroni se fëmijët zbusin raportin.





