Emigrantët që kaluan pushimet në Kosovë po përballen me pritje të gjata në kufi.
Pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikat e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë dhe Merdarë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 90 minuta, ndërsa kolonat janë 200-250 metra. Ndërsa, në Merdarë pritjet janë 80-90 minuta, derisa kolonat janë 800-900 metra, sipas KosovaPress.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata në dalje të vendit. Ndërkaq, pritje më të gjata në hyrje të Kosovës ka vetëm në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare, pritjet janë 25-30 minuta, ndërsa kolona nuk ka.
Kujtojmë që, në ditët e fundit, emigrantët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.