29 korrik 2013 – Çdo orë që kaloni përpara ekranit të televizorit, DVD-ve dhe videove ju shkurton jetën me rreth 22 minuta. Kështu sugjeron një studim i ri. Kjo do të thotë se të shikosh televizor rreth gjashtë orë në ditë mund të shkurtojë jetën tuaj me pesë vjet. Studimi tregon se një stil pasiv jetese është po aq i keq për shëndetin sa duhani dhe obeziteti. Akademikët në këtë studim kanë përfshirë më shumë se 11000 njerëz mbi moshën 25-vjeçare.



Studimi, i botuar në gazetën britanike “Mjekësia sportive”, tregon se ‘Koha e shikimit të TV mund të jetë e lidhur me shkurtimin e jetës në mënyrë të krahasueshme me faktorë të tjerë të rrezikshëm të sëmundjeve të mëdha kronike, si pasiviteti fizik dhe obeziteti. Po ashtu, është i krahasueshëm me rrezikun që sjell duhani.



Një cigare të shkurton jetën për 11 minuta, e barasvlershme me gjysmë ore para TV. Studimi është kryer në Universitetin e Kuinslendit, Australi. Edhe studiuesit në “Harvard” për shëndetin publik, Boston, thanë se ishte ‘biologjikisht e mundur’ që rezultatet e qëndrimit të gjatë para TV rezultojnë me sëmundje dhe vdekje të parakohshme.