Vetëm një orë pasi ishte liruar nga burgu, u arrestua sërish. Në pranga ka përfunduar një 42-vjeçare italiane, e cila u shoqërua në burgun e San Vittore-s, në Milano.
Ishte dënuar me 15 vite e 9 muaj burg, për shumë vepra penale, por ishte liruar sepse ishte shtatzënë.
E sapo liruar nga burgu ka marrë metronë për të shkuar në shtëpi, por ende pa zbritur nga treni është arrestuar, e akuzuar për vjedhjen e një çante të një 61-vjeçareje.
Sipas medieve italiane, gruaja ishte e specializuar në vjedhje dhe bastisje. Ajo kishte krijuar një CV vërtet mbresëlënëse me morinë e vjedhjeve që kishte realizuar.