Një orkide e rrallë e Britanisë është parë për herë të parë në 15 vjet – pasi më parë ishte shpallur e zhdukur.
Orkideja fantazmë e bardhë e fildishtë u zbulua në një pyll anglez, por vendndodhja e saj është mbajtur sekret që nga zbulimi në fillim të këtij muaji për të mbrojtur lulen, shkruajnë mediat britanike.
Lloji nuk ka nevojë për rrezet e diellit për t’u rritur dhe mund të gjendet thellë në pyll.
Ekspertët thonë se mund të jetë parë vetëm nga gjashtë persona në Britani.
Bima u deklarua e zhdukur në vitin 2009 përpara një shikimi të konfirmuar në Herefordshire vetëm disa javë më vonë – i fundit para zbulimit të fundit.
Richard Bate, një dentist, gjeti dhe fotografoi ekzemplarin e rrallë në një zonë të vështirë.
Shoqëria Botanike e Britanisë dhe Irlandës e kanë vërtetuar gjetjen e tij.