Një palestër ndryshe në qytet. Organizuar për të punuar me jo më shumë se katër persona brenda një seance.

Trajneri nuk mund të ndjek më shumë se dy klientë, ndërsa vëmendja është e dedikuar tërësisht tek stërvitja cilësore.

“DurrësLajm” ka vizituar nga afër ambientet e “Premium Personal Training” për të pyetur trajnerin Oklend Hyseni pse kjo palestër është konceptuar pikërisht kështu dhe sa është çmimi për një seancë.

Sipas Oklendit, një organizim i tillë ka ardhur kryesisht si pasojë e kërkesës së tregut.

Trajneri Hyseni thekson se tani palestra është kthyer në kulturë, por sigurisht, përpara se të bësh pjesë të përditshmërive një angazhim të tillë, këshillohet një bisedë paraprake.

Për pë, palestra mund të fillohet pas moshës madhore, ndërsa më herët të rinjtë mund të merren me sporte të ndryshme, për të mos ndikuar në procesin e rritjes.

H.H.