Pamjet filmike dhe fotot e mëposhtme u dërguan në redaksinë e “DurrësLajm” nga një banor i zonës së plazhit.
I shqetësuar, qytetari denoncon ndotjen e bregut të detit, në zonën pranë hotel “Majestic”, ngjitur me zonën e bllokut të vilave qeveritare.
Një panoramë e trishtë që nuk ka nevojë për shumë koment, ku dhjetëra shishe plastike, por edhe shpendë të ngordhur depozitohen prej ditësh në breg të detit.
“Një panoramë e turpshme plehrash, përtej propagandës që bëhet zakonisht lidhur me pastrimin e kjo situatë është e tillë prej ditësh”,– shkruan qytetari, ndërsa i bashkangjit denoncimit të tij edhe fotot e videot nga ndotja e bregdetit.