Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit pasditen e sotme.
“Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.”, njofton policia.
Mësohet se trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





