Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në fshatin Mehallas, Divjakë. Një person i identifikuar si Artan Kaboci është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj ka marrë me forcë makinën e policisë nën presionin e armës.
Shtetasi Artan Kaboci është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj ka marrë me forcë makinën e policisë duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
Ai është larguar në drejtim të paditur, por më pas është lokalizuar nga forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Dyshohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit.





