Një incident është shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës. Një person, i cili dyshohet se është polici civil ka arritur të hyjë në selinë PD-së me një pajisje përgjues që funksionon me Bluetooth.

Ka qenë një anëtare e PD-së e cila ka arritur ti marrë pajisjen, ndërsa personi ende i paidentifikuar ka marrë në telefon një tjetër person duke thënë: Mi morën, mi morën’.