Një person i ka vënë flakën vetes ditën e sotme para Shtëpisë së Bardhë.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë, duke shuar flakët dhe dërguar atë në spital pasi kishte pësuar djegie të shumta në trup.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, njeriu, ndonëse në flakë, ecte i qetë dhe dukej sikur nuk ndjente asnjë lloj dhimbje.