Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku person ka humbur jetën brenda një autobusi në Tiranë.

“Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz.“, njofton policia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.