Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.
Një person ka rënë nga lartësia e një pallati në lagjen nr.1, konkretisht pranë shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.
Burime jozyrtare nga vendngjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar i cili ka rënë në bodrum dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Për nxjerrjen e të lënduarit është dashur ndihma e zjarrfikësve.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.