Një person është gjetur i vdekur një ditë më parë në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj, ku shtetasi Xh.P, vjeç 71, është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij.
Nga veprimet hetimore rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, për vdekje natyrale.





