Një person është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.

Siç shihet edhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, pak minuta më parë, në shëtitoren “Taulantia” kanë shkuar me urgjencë një makinë policie dhe një ambulancë, për t’i ardhur në ndihmë një shtetasi.

Paraprakisht nuk dihet ende se pse shhtetasi, identiteti i të cilit nuk dihet, është ndjerë keq sepse nuk ka një informacion zyrtar për ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhej edhe një automjet policie, i cili i ka paraprirë rrugën autoambulancës drejt spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të shëtitores, ku ndodhet muri rrethues i portit dhe porti i peshkimit.