Tiranë, 20 prill 2014 – Një person tentoi sot të futet me forcë në godinën e kryeministrisë, por efektivët e Gardës së Republikës mundësuan ndalimin e tij. Mësohet se Arjan Goga, 41 vjeç, ka qenë në gjendje të dehur, kur ka tentuar të hyjë në godinën e Kryeministrisë.

Më pas personi është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 të Tiranës. Pritet të bëhen të ditura arsyet që kanë shtyrë personin të tentojë hyrjen me forcë tek kryeministria.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/