27 korrik 2015 – Ora 10:50 – Shpëtohet personi i cili tentoi të vetëhidhej paraditen e sotme nga vinçi në katin e 12-të. Pas afro 30 minutash negociata, operacioni për shpëtimin e tij përfundoi me sukses nga ana e specialistëve të zjarrfikëseve.
Ora 10:30 – Një person kërcënon se do të vetëhidhet nga një vinç pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë, në afërsi të Kishës Ortodokse.
Mësohet se personi është rreth 50 vjeç dhe ka hipur në katin e 12-të të një objekti që po ndërtohet. Ende nuk dihen shkaqet se pse ky njeri do të vetëflijohet. Ngjarja është regjistruar pak më minuta më parë, rreth orës 10:00.
Forcat e policisë dhe të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbritjen në tokë të personit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Zjarrfikëset kanë vendosur mjetet e nevojshme nëse personi në fjalë vendos që të marrë një vendim ekstrem.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/