Thyhet xhami i derës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se incidenti është regjistruar një ditë më parë, më datë 19 korrik, dhe autor është shtetasi A.Sh., vjeç 59, banues në Durrës.

Nuk dihet se për ç’motive ai e ka kryer këtë veprim dhe policia nuk jep detaje të tjera.

Sakaq, ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori.