Një pikturë e piktorit spanjoll Pablo Pikaso që u gjet në një sirtar pas 50 vitesh në një shtëpi në Maine të SHBA-së është shitur.

Sipas mediave të huaja, galeria me bazë në Massachusetts “John McInnis Auctioneers” konfirmoi se piktura “Le Tricorne” është shitur të shtunën.

Piktura, me përmasa 40×40 cm, ka nënshkrimin e datës 1919.

Shoqata Historike e Nju Jorkut beson se piktura i përket Pikasos për shkak të ngjashmërisë së saj me perden e skenës që ai përgatiti për baletin me të njëjtin emër, të interpretuar në Londër.

Webfaqja “liveauctioneers.com”, një nga platformat e ankandit në internet, njoftoi se piktura është shitur për 150 mijë dollarë.