Një pinguin është gjetur në brigjet e Zelandës së Re, të paktën 3000 kilometra larg habitatit të tij natyror në Antarktidë.
Pinguini i Adelias, i quajtur me dashuri Pingu nga vendasit, u gjet i humbur në bregdet nga Harry Singh, një banor i zones.
Ai dhe gruaja e tij e panë pinguinin teksa po shëtisnin pas një dite të gjatë pune në plazh në Birdlings Flat, një vendbanim në jug të qytetit të Christchurch.
“Në fillim mendova se ishte një pellush, papritmas ai lëvizi kokën, kështu që e kuptova se ishte e vërtetë”, tha Singh për BBC.
“Ai nuk lëvizi për një orë dhe dukej i rraskapitur”, shtoi ai.
Nga frika se pinguini do të bëhej një objektiv i mundshëm për kafshët e tjera grabitqare që enden në plazh, Singh kontaktoi Thomas Stracke i cili ka shpëtuar pinguinët në ishullin jugor të Zelandës së Re për 10 vjet, dhe Pingu u shpëtua.
Vetë Stracke u trondit kur zbuloi se pinguini ishte nga Adelia, një specie që jeton ekskluzivisht në gadishullin Antarktik.





