Durrësit i është shtuar një "pishinë" e re ditën e sotme. Sheshi pranë stacionit të trenit është përmbytur nga uji, megjithëse kjo nuk është një gjë e re për durrsakët.

Të gjithë e dinë që kur ka përmbytje në Durrës, ajo është një nga zonat që kthehet gati-gati e pakalueshme, e ku shumë automjete fiken në mes të rrugës, sepse u mbërrin uji deri në motor.

Megjithë rikonstruksionin që ju bë pak kohë më parë, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Fotot e shkrepura nga fotografi Denis Simaku tregojnë më së miri situatën e rëndë të krijuar paraditen dhe mesditën e sotme në këtë zonë të qytetit bregdetar.

Komentet si gjithnjë janë të tepërta….