Një baba ka gjetur dadon e përsosur për djalin e tij…një piton gjigand.

Chan Liu nga Dongguan nga Kina Jugore e lë djalin 13-vjeçar Azhe vetëm në shtëpi me gjarpërin e frikshëm. 

"Ajo është shumë e kujdesshme me mua dhe nuk më "shtrëngon" asnjëherë fort",-thotë ai.

Babai i tij nga ana tjetër thotë se për të, pitoni është një krijesë shumë e bukur. 

"Kam dashur të shoh se si do të reagonte gjarpëri pranë djalit tim.

Pas njëfarë kohe e pamë që nuk e lëndonte, ndaj i lamë të rrinin vetëm.

Tani janë të pandashëm",-shprehet ai, duke theksuar se ky piton që shihni, është një dado e përsosur.