AFGANISTAN – Një polic afgan ka qëlluar për vdekje 5 kolegët e tij në veri të vendit.
Pas vrasjes kreu i një komisariati policie, Dur Mohammad, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes e dyshohet të jetë bashkuar në radhën e talebanëve.
Më parë NATO kishte deklaruar se do t'i tërhiqte pjesën më të madhe të trupave të saj nga Afganistani në vitin 2014 për të lënë sigurinë e vendit në duart e forcave afgane, por me këtë ngjarje vihet në dyshim siguria e vendit.